Një grua 39 vjeçare ka paditur në Gjykatë një kirurg plastik, pasi i publikoi në internet fotot e gjoksit të saj. Ajo kishte operuar gjoksin në një klinikë, dhe më pas gjeti fotot e saj të publikuara pa ruajtjen e anonimatit.
Mandi Stillëell paditi mjekun kirurg për 300.000 dollarë, ndërsa arriti të përfitonte vetëm 18.000. Ajo dhe mjeku kishin rënë dakort në vitin 2013 që fotot e gjoksit të saj mund të postoheshin për qellime marketing, deri në momentin që asaj do i ruhej anonimati.
Kur ajo njohu një person në një rrjet social, ky i fundit i tregoi për fotot duke i shkaktuar asaj ndjenja turpi dhe poshtërimi. Me këtë arsye, ajo ka shkuar drejt Gjykatës për të realizuar padinë dhe kështu fitoi edhe shumën e parave.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...