Keni dashur të shkoni në Skandinavi?!
Kjo është shanca më e mirë që mund të keni.
Ende nuk dihet nëse është kultura e tyre progressive, infrastruktura e avancuar teknologjike, ose vazhdimësia e të qenit vendi më i lumtur në botë, por Finlanda vazhdon të mbetet destinacion shumë i dashur për të gjithë, transmeton portali arbresh.info
Finlanda, vendi më i lumtur në botë, po përpiqet të eksportojë lumturinë e tij në të gjithë globin duke i lejuar njerëzit që të mësojnë më shumë nga finlandezët.
Mënyra më e mirë për të mësuar, në fund të fundit, është përmes përvojës praktike, dhe ky projekt ju jep mundësinë të udhëtoni në Finlandë dhe të kaloni ca kohë me disa “udhëzime lumturie” finlandeze me shpresën se mënyra e tyre e relaksuar dhe e natyrshme e jetës mund të ju largojë stresin.
Tetë finlandezë kanë nënshkruar për të pritur vizitorë në qytetet e tyre përkatëse në të gjithë Finlandën. Esko, për shembull, është kryebashkiaku i Rovaniemit në Finlandën Lapland, dhe ai dëshiron të ndajë gëzimet e verës finlandeze me vizitorët në vilën.
Vetëm filmoni një video tre minutëshe ku përshkruani veten, lidhjen tuaj me natyrën dhe qëllimet tuaja për të vizituar Finlandën dhe plotësoni formularin e aplikimit në faqen e internetit. Fituesit do të udhëtojnë në Finlandë këtë verë për tre ditë. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen, por mbani mend se do të filmoheni gjatë gjithë vizitës tuaj./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...