Fëmija lind me kontraceptivin e nënës në dorë

00:09 | 6 Maj 2017
Trina Galanxhi

Momenti kur fëmija i sapo ardhur në jetë shtrëngon për herë të parë gishtin e nënës është padyshim më i bukuri. 

Por për Lucy Hellein nga Teksasi, SHBA ky moment ishte ndryshe, pasi vogëlushi i saj Dexter erdhi në jetë duke shtrënguar në dorë spiralen e kontraceptivit, e cila në teori duhej të kishte evituar lindjen e tij. Fotoja e mrekullueshme është postuar në Facebook nga nëna e re, shoqëruar me postimin: Mbrojtja dështoi.

Pajisja, që është 99 për qind efektive për shmangien e një shtatzënie të mundshme, kishte lëvizur duke u pozicionuar prapa placentës dhe ishte hequr nga mjekët gjatë një ndërhyrjeje cezariane të realizuar më 27 prill.

bebi1 bebi2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme