E quajnë kuqalashi i vogël, megjithatë famën nuk e ka marrë nga puplat që i mbulojnë trupin, por nga ato të kokës. Të shtrira dhe në ngjyrë të fortë të verdhë, pamja e tyre të sjell shumë shpejt dikë në mendje.
Ngjashmëria e tij me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump e ka kthyer fazanin e artë kinez në magnet për vizitoret e parkut Safari në Hangzhou të Kinës.
Janë rreth 50 zogj të tillë në këtë park, por kreshta e verdhë e meshkujve bie shumë më tepër në sy sesa ajo e femrave. Kujdestari i parkut, Gao Hongqiang thotë se veç stilit të flokëve, ngjashmëria e Trump me këtë lloj zogu vjen edhe nga shprehja e syve.
“Kreshta e verdhë e fazanit të artë kinez është shumë e ngjashme me flokët e Donald Trump, dhe nëse shikon me vëmendje fotot e tij, vëren ngjashmëri edhe në pjesën e syve dhe mënyrën e shikimit. Këta lloj fazanësh janë shumë vigjilentë e të kujdesshëm kur i afron, dhe këtë e shikon edhe tek sytë”, shprehet Gao Hongqiang, kujdestar i parkut.
Vizitorët i dëfren pa masë fakti që ky zog ngjason me drejtuesin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Flokët e Trump ishin gjëja e parë që më erdhi ndërmend kur pashë fazanin. Unë them ta quajnë “fazani Trump” se kështu do të bëhet akoma edhe më i famshëm”, shprehet Jin Huofeng, vizitor i këtij parku.
Ky lloj zogu hyn tek speciet e mbrojtura në Kinë, ndonëse ai mund të gjendet edhe në vende të tjera të botës./tch.
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...