Fansi kreativ, rruan kokën me fytyrat e protagonistëve të ‘ndeshjes së shekullit’

20:20 | 2 Maj 2015
Arbresh Info

Shumica e njerëzve janë të ngazëllyer për ‘ndeshjen e shekullit’ në boks që do të zhvillohet sonte ndërmjet Floyd Mayweather Jr dhe Manny Pasquiao, por një djalë duket që ka marrur gjërat shumë më seriozisht.

Derisa shumica vazhdojnë të mendojmë për përfundimin e kësaj ndeshje shumë me rëndësi duke përkrahur njërin nga boksierët, gjithmonë është një njeri që del jashtë kornizave, transmeton arbresh.info.

Një njeri i panjohur ka vendosur të krijojë një stil të flokëve me forma të fytyrave të dy lojtarëve të lartpërmendur që do të ndeshën sonte. Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky person do ta rruaj  fytyrën e humbësit të ‘ndeshjes së shekullit’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme