Ata nuk mund të shkojnë te një fallxhore, por ajo mund t’ua “lexojë fatin” edhe pa dëshirën e tyre.
Një fallxhore e prezantuar me emrin Marjana ka bërë komente gjatë emisionit të mëngjesit te “Ora News” për Edi Ramën, Ilir Metën, Erion Veliajn, Lulëzim Bashën dhe Sali Berishën.
Çfarë ka thënë fallxhorja për politikanët:
“Rama ka rënë në thellime të forta të situatës që problemet t’i menaxhojë me sa më pak humbje.
Ilir Meta më bie me shpresë për të arritur objektivat e tij. Shpreson që plani që ka t’i dalë me sukses.
Sali Berisha është në pritje dhe shpreson për të arritur qëllimet që edhe ky ka në plan të realizojë.
Lulzim Basha është mes plusit dhe minusit. Ka riskun e problemeve me të cilat po përballet.
Erion Veliaj ka shumë shpenzime”.
Me pak fjalë ia ka plotësuar “qejfin” të pestëve.
Ndërsa për veten dhe ‘aftësitë’ e saj parashikuese, Marjana u shpreh:
“Zanatin e kam fituar. Kam vite që e ushtroj, rreth 30 vjet. Nuk jam ekspozuar në kohën e diktaturës dhe nuk e kam bërë për lekë, jo se nuk e dua lekun, por kam dashur t’i kënaq njerëzit. Edhe ndihma ka qenë reciproke. U kam dhënë kohën këtu dhe më kanë ndihmuar në një vend tjetër. Personi që më ka mësuar të lexoj letrat më ka treguar edhe se çfarë tregon letra e përshtatur me një letër tjetër. Paraja nuk është primare për mua, por peshqeshin e merr edhe mbreti. Nuk e refuzoj dhuratën. Kur m’i kanë afruar, nuk i kam refuzuar”.
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media