Gjuha është një ndër simbolet më të rëndësishme të një kombi.
Ajo përcakton identitetin dhe mbart në vetvete historinë bashkë me kulturën e tij.
Por ka disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur rreth gjuhëve të ndryshme nëpër botë.
Më poshtë mund t’i shihni disa fakte rreth tyre:
Rreth 225 gjuhë amtare fliten nga komunitetet në Evropë.
Një botim i Gjuhëve të Botës liston rreth 7 mijë e 100 gjuhë të folura në Tokë.
Që nga vdekja e Dorothy Pentreath në vitin 1777, gjuha kornishte nuk është përdorur më, megjithëse kohët e fundit janë duke u bërë disa përpjekje për ta ringjallur këtë gjuhë.
Sipas një sondazhi, në Londër fliten më shumë se 300 gjuhë.
Gjuha më e zakonshme në Evropë është ajo ruse, e ndjekur nga gjermanishtja.
Sipas një studimi, 44 për qind e njerëzve në vendet e BE-së nuk mund të flasin ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhëve të tyre.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...