Era e fortë shkakton panik në plazh, fluturojnë çadrat

00:50 | 12 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një plazh në Menorca të Spanjës është përfshirë nga era e fuqishme, që ka ngritur në ajër dyshekët dhe çadrat, të cilat binin më pas në rërë dhe ujë.

Plazhistët e pranishëm thanë se është mrekulli që askush nuk u lëndua në këtë ‘tornado’ të vogël.

Pamjet tregojnë pushuesit që bërtasin dhe ikin në drejtime të ndryshme në përpjekje për shpëtim.

Meteorologët raportojnë se era e fuqishme ka zgjatur rreth një minutë, ndërsa pajisjet e ndryshme në plazh janë ngritur deri në 15 metra lartësi./oranews/

https://www.youtube.com/watch?v=dBok1QGZATY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme