Vizitorët e një parku nacional i fotografuan elefantët e rinj, që ishin mbledhur dhe po luanin pranë një burimi të ujit.
Derisa familjet të cilave u përkasin po lëviznin në atë zonë të Afrikës së Jugut, të vegjlit e tyre u ndanë prej tufave dhe nisën të luajnë, transmeton Telegrafi.
Derisa të mëdhenjtë i vështronin nga larg, të vegjlit e tyre po luanin një lojë të rrallë, pasi nuk është e zakontë që të mblidhen në këtë formë.
“Elefantët jetojnë në grupe të izoluara dhe nuk ndodhë që ndonjëri, të shoqërohet me një nga grupi tjetër. Kjo është shumë më komplekse, sepse ishin të vegjlit e më se katër familjeve të ndryshme” ka thënë një vizitor, që është edhe njohës i këtyre specieve.
Imazhet e postuara më poshtë, i tregojnë kafshët teksa ‘takohen me hundë’, për të vazhduar më pas me lojën e goditjeve dhe rrotullimeve, para se t’ju bashkohen sërish familjeve. /Telegrafi/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...