Google ADS

Edhe majmunët janë të varur nga cigarja

16:54 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Duhanpirja nuk është më një ves ekskluzivisht njerëzor. Një shimpanze në një kopësht zoologjik koreano-verior, jo por tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë për për vesin e saj.

Shimpanzeja e quajtur Azalea ndodhet në kopështin zoologjik të Penianit dhe jo vetëm që konsumon rregullisht një paketë cigare në ditë, por është në gjendje që ta nxjerrë vetë cigaren nga paketa, madje edhe ta ndezë atë.

Azalea është 19 vjeç dhe cigaret i siguron përmes trajnerit të saj. Pamjet e shpërndara kanë shkaktuar debate edhe në Korenë e Veriut, ndërsa jashtë saj aktivistë dhe shoqata të mbrojtjes së kafshëve e quajtën “të papranueshme” sjelljen e trajnerit. Vetë ky i fundit thotë se shimpanzeja nuk e fut në mushkëri tymin e cigares./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme