Eros Alcazar Cantilla ishte në tualet kur tërmeti 7.1 ballë e goditi Kilin.
Në vend që të vraponte për shpëtim, ai qëndroi për të përfunduar nevojat e tij fiziologjike, ndërsa nuk hezitoi që të xhironte të tërë situatën, transmeton portali arbresh.info.
I ulur në banjon e tij në kryeqytetin e Kilit, Santiago, ai dëgjohet duke thënë: “Po bie tërmet dhe unë jam këtu duke kryer nevojat e mia”.
“Siç mund ta shihni, gjërat po shihen duke lëvizur, diçka normale në Kili, një person kryen nevojën dhe ja si dridhet”.
Videoja u shfaq në YouTube duke u shpërndarë nga mijra shikues nëpër rrjetet sociale./Arbresh.info
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...