E lë punën prezantuesja e Zjarr TV

20:33 | 25 Shtator 2015
Arbresh.info

Vajza e cila jepte lajmet me gjoksin jashtë, në një televizion online në Shqipëri, Enki Bracaj, duket se është penduar për punën e saj dhe ka hequr dorë nga dhënia e lajmeve.
Vajza që shfaqej vetëm me një xhaketë dhe pa bluzë poshtë saj duke ekspozuar pjesë intime të trupit të saj, nuk do të jetë më në ekran.

Ajo e njofton dorëheqjen në rrjetin social facebook:

“Për te gjithë ata/ato, qe spekulojnë se mua me kane pushuar nga puna, i informoj : “Askush nuk me ka pushuar, për arsye te ndryshme unë e kam lënë punën disa dite me para dhe për ketë vendim nuk ka ndikuar asnjë oferte qe unë kam marr”. FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN..” –shprehet Enki Bracaj.

Në një intervistë të dhënë pas kohë pas shfaqjes së parë në ekran, vajza tha se zhveshja ishte e vetmja rrugë për karrierë në media. Rasti i saj dhe i disa kolegeve të saj që zhvisheshin për të dhënë lajme u bë i njohur edhe në media botërore.

vajza_1443196142-7583079

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme