Një konsulente martese deklaroi në televizionin shtetëror të Iranit se gratë duhet të puthin këmbët e bashkëshortëve, edhe nëse janë rrahur prej tyre.
“Ekspertja” këshilloi femrat që të vendosin këmbët e burrit në një legen me ujë, t’i bëjnë një masazh këmbëve, t’i thajnë e në fund t’i puthin. Sipas saj, kjo praktikë tregon dashurinë e madhe të gruas ndaj burrit, heq stresin dhe e “karikon” burrin për një muaj.
“Edhe nëse burri ju rreh, bëjeni këtë gjë dhe do të shikoni mrekullira”, tha konsulentja.
Deklarata të tilla kanë detyruar televizionin ISNA që të kërkojë falje, pas ankesave të shumta që kanë ardhur në adresë të tij./tch/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...