Ky njeri u zgjua pas një vikendi dhe gjeti një surprizë të papëlqyer në fytyrën e tij.
Syze të tipit Ray-Ban të vizatuara në fytyrë e bënë atë të mendojë se ishte vetëm një shaka e miqve të tij.
Por pas disa minutave larje dhe shpëlarje të fytyrës ai e kuptoi se ishte një tatuazh.
50-vjeçari nga Uellsi i cili refuzoi të identifikohet kishte dalë në vikend me miqtë e tij në Blackpool çka kishte rezultuar me një tatuazh të tipit të Hangover II.
“Nuk më kujtohet se kur e kam bërë këtë tatuazh, sepse kisha dalë dhe kisha pirë me miq. Fillimisht merrja shumë shikime por eventualisht u mësova me të dhe vendosa mos ta largoj.” – u shpreh 50 vjeçari.
Përkundër kësaj pas dy vjetësh burri vendosi ta largojë atë. Iu deshën plot 6 seanca për ta larguar në tërësi tatuazhin.
“U zgjova një ditë dhe mendova për familjen time. Nuk dua që ata të ndihen të turpëruar për shkakun tim prandaj vendosa ta largoj.”/arbresh.info
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...