Dymbëdhjetë deve janë skualifikuar nga një konkurs vjetor i bukurisë në Arabinë Saudite, pasi është gjetur se pronarët e tyre kishin përdorur te ato Botox.
Kafshët u nxorrën jashtë nga gara që po mbahet në Riad, për shkak të shkeljes së rregullave të konkursit, transmeton portali arbresh.info
Çmimet e parave për devet më të bukura në festivalin që zgjat 28 ditë, arrijnë deri në 57 milionë dollarë, kështuqë presioni për të mashtruar mund të jetë intensiv.
Përveç konkursit të bukurisë, aty ndahen çmime për trajtimin e bindjes, artin e flokëve të tyre dhe se cila nga to pozon më bukur.
Juria profesionale ka theksuar se “devet janë simbol i Arabisë Saudite”, prandaj edhe kërkohet me ngulm që të respektohen rregullat./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...