Një grua nga Britania e Madhe do të martohet me abazhurin e saj, të cilin e “takoi” në internet.
Amanda Liberty, 33-vjeç i ka propozuar martesë një abazhuri 90-vjeçar që ajo gjeti në Ebay, shkruan “Metro”, transmeton portali arbresh.info
Ajo pritet që “dasmën” ta bëjë në Ditën e Shën Valentinit.
Por kjo nuk është e tëra.
Liberty ka theksuar se ka një marrëdhënie speciale me 25 paisje të ndryshme të gjetura në Ebay.
Ajo ka theksuar se tërhiqet emocionalisht nga objekte të ndryshme, ndërsa për herë të parë e kishte kuptuar kur ishte 14 vjeç, kishte rënë “në dashuri” me një daulle.
Edhe pse Kisha e Anglisë dhe ligji nuk i njohin martesat me gjësende, Liberty mendon se “ata dy” do të bashkohen në një ceremoni angazhimi./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...