Google ADS

Cila është shenja juaj dhe çka tregon ajo për ju?

17:00 | 30 Nëntor 2015
Arbresh.info

VIDRA (Janar 20 – Shkurt 19)

Vidrat kanë një personalitet ekscentrik. Në anën tjetër ata gjithmonë ia dalin ti zgjidhin problemet dhe nuk heqin dorë derisa të marrin përgjigje. Shumë njerëzve iu duken të vështirë për tu lexuar mirëpo kjo nuk i shqetëson ata. – transmeton arbresh.info. Ata e shohin botën me një sy unik dhe nuk iu intereson se çka mendojnë të tjerët. Tërë kohën ata kërkojnë liri dhe aventurë, mirëpo e kanë edhe një anë të ndjeshme dhe emfatike.

UJKU (Shkurt 20 – Mars 19)

Ujku misterioz dhe kompleks ka dëshirë të ulet dhe ta shikojë botën përreth, duke observuar dhe duke marrë shënime. Shumë vështirë për t’iu afruar ujkut sepse ata i fshehin emocionet e tyre dhe ato pak pjesë që i tregojnë i shfaqin vetëm me njerëz me të cilët ndihen shumë rehat. Shumë kreativë, inteligjentë dhe artistikë, ujqit e kalojnë shumicën e kohës vetëm. Janë shumë të pavarur.

SKIFTERI (Mars 20 – Prill 19)

Kjo kafshë është shumë e pavarur dhe dominonte. Skifterët e parashohin një situatë dhe udhëheqin gjatë tërë kohës. Atyre nuk iu pëlqen të kontrollohen dhe nuk pranojnë njerëzit që tentojnë ti zbutin. Skifterët nisin projekte ë reja pa menduar mirë. Ata duken jo tolerantë mirëpo brenda kanë një zemër të mirë.

KASTORI (Prill 20 – Maj 20)

Kastori ka një etikë të fortë pune, nuk heq dorë nga një punë derisa të kryhet. Janë kokëfortë dhe nuk i dëgjojnë mendimet e të tjerëve lidhur me një situatë. Janë besnikë dhe të sinqertë. Mendojnë gjithnjë në terma të praktikalitetit dhe logjikës.

DRERI (Maj 21 – Qershor 20)

Janë të shoqërueshëm dhe shumë të pëlqyeshëm. Lëvizin shpejt dhe nuk ndalen derisa të arrijnë në destinacionin e tyre. Kanë zemër të mirë, mirëpo mund të kenë edhe personalitet të kundërt, duke u fshehur dhe duke qëndruar vetëm.

QUKAPIKU (Qershor 21 – Korrik 21)

Tw dedikuar dhe tw guximshëm. Duken kur hyjnw nw dhomw por nuk janë arrogantw. Ata janë modestw dhe kujdesen shumw pwr tw tjerwt, gjithmonë i vwnw para vetes. Njerëzit qw si përmbushin standardet e tyre lëndohen shumw.

SALMONI (Korrik 22 – Gusht 21)

Salmoni ka personalitet të madh dhe rrezaton momentin që hyn në dhomë. Nuk iu pengon vëmendja, madje e preferojnë. Janë të talentuar, inteligjentë dhe kanë ëndrra e qëllime të mëdha. Iu pëlqejnë njerëzit pozitivë rreth vetes.

ARIU (Gusht 22 – Shtator 21)

Logjikë, analitikë dhe të drejtpërdrejtë. Kanë kurajë, kanë durim të madh dhe do të qëndrojnë besnikë pavarësisht të gjithave. Ndonjëherë janë temperament por rrallëherë e tregojnë këtë anë të tyre.

KORBI (Shtator 22 – Tetor 22)

Korbat krijojnë balancën perfekte në jetën e tyre dhe i ndihmojnë edhe të tjerët të ndihen më të balancuar. Ata nuk e durojnë padrejtësinë dhe janë shumë kërkues. Ata e dinë se çfarë duan në jetë dhe gjithmonë punojnë për ta arritur. Kur flasin edhe nëse janë duke u djegur për brenda duken të qetë.

GJARPRI (Tetor 23 – Nëntor 22)

Gjarpërinjtë mund të kenë reputacion të keq. Ata mund të duken dinakë mirëpo kanë zemër vërtetë të madhe. Duhet durim për ti kuptuar gjarpërinjtë. Janë shumë sensitivë dhe kreativë. Mos i lëndoni ata sepse janë shumë hakmarrës.

HUTI (Nëntor 23 – Dhjetor 21)

Hutat kanë dy personalitete. Ata kanë mençuri, forcë dhe durim, mirëpo në anën tjetër janë me teke dhe jo stabilë. Kanë një mburojë të fortë dhe është shumë vështirë t’u hysh në zemër vetëm nëse keni shumë durim. Janë seriozë, mirëpo në të njëjtën kohë të ngrohtë dhe të shoqërueshëm. Nuk iu pëlqen të qëndrojnë në një vend për shumë gjatë, gjithmonë janë në kërkim të ajrit të patër dhe aventurave.

PATA (Dhjetor 22 – Janar 19)

Patat janë më punëtorët prej shenjave dhe nganjëherë punojnë aq shumë saqë i lënë pas dore aspektet tjera të jetës së tyre. Nuk ndikohen lehtë nga mendimet e njerëzve dhe iu pëlqen ti bindin të tjerët. Frika e tyre më e madhe është dështimi kështu që punojnë aq fortë për të mos e lejuar atë të ndodhë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme