Çifti i cili ndante jetën e tyre me miliona ndjekës çdo ditë në rrjetin social You Tube për gati shtatë vjet kanë bërë të ditur se janë duke i dhënë fund lidhjes së tyre.
Jesse Wellens dhe Jeana Smith, që të dy 33 vjeçar, kanali i të cilëve BFvsGF në Yout Tube ishte themeluar në vitin 2009 dhe i cili arriti të fitonte zemrat e përafërisht nëntë milion ndjekësve, kanë njoftuar se po ndahen përmes një videoje 10 minutëshe, transmeton arbresh.info.
Ish çifti nga Filadelfia dhe Pensilvania të cilët janë të njohur për përditësimet e tyre që i kanë bërë çdo ditë duke përfshirë momentet më interesante që kanë kaluar së bashku thanë derisa po bënin të ditur për ndarjen, se po ndiheshin sikur këtë po ua kumtonin fëmijëve të tyre.
Çifti i cili mezi mbante lotët gjatë njoftimit, thanë se megjithëse dukej shumë argëtuese ajo çfarë bënin derisa e ndanin jetën e tyre me të tjerët, kjo ua ka shkatërruar në anën tjetër lidhjen./arbresh.info.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...