Një fermer në fshatin Rajpur të Indisë prej 40 vjetësh jeton nudo për shkak të alergjisë që i shkaktojnë rrobat. Subal Barman del në fshat krejt lakuriq dhe thotë se veshja e rrobave i shkakton dhimbje të mëdha në trup.
Fermeri kurrë nuk e ka trajtuar alergjinë e tij, duke thënë se medikamentet janë shumë të shtrenjta. “Që kur isha fëmijë nuk mund të vishja rroba. Më japin një ndjesi sikur po digjem dhe është e tmerrshme”, thotë fermeri.
Fillimisht për fqinjët dalja e tij lakuriq ka qenë diçka e vështirë, por më pas ata janë mësuar me këtë ide dhe u duket krejt normale. Në dimër Subal Barman e ka pak të vështirë prej të ftohtit, por ai shmang daljet nga banesa sa më shumë që të jetë e mundur.
Barman nuk është martuar kurrë në jetën e tij sepse asnjë prind nuk do të donte që të martonte vajzën me një person që rri gjatë gjithë kohës lakuriq.
Ai thotë se e ka pranuar fatin e tij dhe e kalon kohën duke u marrë me fermën. I vetmi shqetësim për fermerin është fakti se nuk mund të dalë dot nga fshati.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...