Të kesh një papagall në shtëpi, jo gjithmonë është e këndshme. Kujdes, ata mund të jenë spiunët më të rrezikshëm sesa njerëzit.
Kështu ka ndodhur edhe me një burrë, i cili mendoi se ishte vetëm në shtëpi dhe përfitoi për të bërë seks me kamerieren.
Ngjarja ka ndodhur në Kuvajt ku tradhtia është e ndëshkueshme dhe me burg. Papagalli “spiun” kishte filluar të thoshte fjalë të cilat e zonja e shtëpisë nuk i kishte dëgjuar prej shumë kohësh.
Atëherë gruaja ka marrë papagallin dhe e ka çuar në polici si provë që do ta çonin burrin prapa hekurave.
Fati i burrit ishte se autoritetet deklaruan se fjalët e papagallit nuk mund të konsideroheshin provë, pasi zogu mund të kishte dëgjuar dhe riprodhuar ato fjalë ndoshta dhe nga televizori apo radio.
Në fakt gruaja kishte pasur dyshime se burri e tradhtonte me kamerieren pasi sa herë që ajo shkonte në shtëpi burri tregonte shenja ankthi.
Nuk është hera e parë që papagalli fliste shumë. Në 2006 një papagall i zbuloi një gruaje lidhjen që kishte me një person tjetër, kur para të fejuarit të saj me emrin Kris papagalli thërriste, “të dua Gary”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...