Binjaket identike shikojnë njëra tjetrën për herë të parë, kjo është biseda e tyre e këndshme (VIDEO)

20:29 | 22 Korrik 2017
Arbresh.info

A e keni ditur se 1 në 30 lindje në botë janë binjakë?
Për disa familje, binjakët mund të jenë një befasi e pakëndshme. Me një anëtar të papritur të familjes, të gjitha planet që i keni bërë për foshnjën tuaj tani duhet të dyfishohen.

Edhe pse mund të frikësoheni se nuk mund t’ia dilni që të kujdeseni për të dy foshnjat në të njëjtën kohë, në videon më poshtë do ta kuptoni se kur të përjetoni momente të tilla, do të shihni se ia ka vlejtur.

Në këtë video, do t’i shihni dy binjake (vajza) duke shikuar njëra-tjetrën për herë të parë.

Imagjinojeni se sa kurioz mund të jesh kur shikon dikë që duket saktësisht sikur ti.

Videoja është thjeshtë e këndshme, pasi foshnjat tentojnë të komunikojnë me zëra të ndryshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme