Dy vëllezër binjak në Kinë të cilët janë martuar me dy motra po ashtu binjake po detyrohen të bëjnë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë në mënyrë që të mos kenë probleme me identifikimin.
Vendimi për të bërë ndërhyrjen ka ardhur pasi shoqëria dhe familja e tyre është ankuar se nuk kanë arritur t’i dallojnë ata as para dasmës, as gjatë dasmës dhe as pas dasmës së tyre, transmeton arbresh.info.
Çështja u bë edhe më problematike kur në një moment, njëri prej vëllezërve e ka gjetur vetën duke mbajtur dorën e bashkëshortes së vëllait të tij, një natë pas martesës.
Zhao Xin dhe vëllai pak më i vogël, Zhao Xun nga një fshat në qytetin Yuncheng në Kinën veriore, transmeton arbresh.info, po shkaktojnë dhimbje koke për të afërmit e tyre sidomos prej që kanë hyrë në lidhje me motrat binjake Yun Fei dhe Yun Yang nga një fshat rreth 10 kilometra më larg.
Ndonëse, ndërhyrjet plastike në Kinë janë ende tabu, familjarët besojnë që një ndryshim i vogël në pamje do të ndihmonte shumë në identifikimin e tyre më të lehtë./arbresh.info.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...