Google ADS

Bënte shumë vapë, gruaja hap derën e emergjencës dhe ‘flladitet” në krahët e aeroplanit

12:12 | 3 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Një grua ka hapur daljen e emergjencës në një aeroplan dhe është ngjitur në krahët e tij për t’u freskuar, pasi në aeroplan bënte shumë vapë.

Pasagjerja anonime kishte fluturuar nga Antalia, Turqi, në Kiev, Ukrainë, me Ukrainian International Airlines (UIA) kur ndodhi incidenti, transmeton portal arbresh.info

Pasi u ankua se ishte shumë vapë , ajo “hapi daljen e urgjencës dhe shkoi në krah”, tha linja ajrore në një deklaratë.

“Një pasagjer i fluturimit PS6212 Antalia-Kiev hapi në mënyrë të paligjshme daljen emergjente të avionit pasi u ndal afër portës 11 të terminalit D dhe vazhdoi në krahun e saj,” tha UIA, raporton The Sun.

Videoja e incidentit është shpërndarë nëpër mediat sociale, ndërsa sipas dëshmitarëve në aeroplan janë dëgjuar edhe fëmijët e saj që kanë bërtitur “kjo është nëna jonë”.

Transportuesi tha që gruaja duhet të paguante një “gjobë jashtëzakonisht të lartë financiare” për sjelljen e saj./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/CEkEaFmpZam/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme