Ky është momenti i pa pritshëm, kur vogëlushja katërvjeçare ia hodhi babait telefonin në det, meqenëse nuk i kushtonte vëmendje asaj.
Reperi rus Timati, ishte duke pushuar në një jaht luksoz derisa gjendej për pushime në Saint-Tropez të Francës, bashkë me të bijën Alisa, transmeton Telegrafi.
Kjo e fundit, që kërkonte vazhdimisht të shoqërohej me të atin 34-vjeçar, nuk hezitoi dhe ia hodhi në det pajisjen që besohet të jetë mjaft e kushtueshme.
“Sa veprim i zgjuar aq edhe i lazdruar, tërë vëmendja duhet të jetë te fëmija, së paku në pushime”, ka shkruar një komentues.
Në anën tjetër, disa shikues kanë thënë se ishte inskenim dhe se vet Timati e improvizoi që të merr vëmendje në rrjetet sociale.
Megjithatë, reagimet ishin pozitive dhe shumë njerëz u pajtuan se ‘kështu duhet të veprojnë gjithë fëmijët, kur janë në pushime’.
Alisa është fëmija i vetëm i reperit, të cilën e ka nga lidhja me modelen Alena Shishkova. /Telegrafi/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...