Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit patën një ditë mjaft të ngarkuar në autostradën “A1” në Austri, pasi me mijëra pula bllokuan trafikun.
Shpezët ishin ngarkesa e një kamioni që u përfshi në një aksident rrugor, por që për pulat ishte një bekim, pasi mundën të fitonin lirinë.
Kjo e fundit u shkaktoi mjaft probleme autoriteteve, që i ndoqën nga pas për orë të tëra për t’i grumbulluar sërish, e sigurisht edhe drejtuesve të automjeteve që mbetën në trafik.
Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi pasi drejtuesin e kamionit e zuri gjumi në timon dhe makina doli jashtë kontrolli, duke u përplasur në anë të rrugës.
Aksidenti ndodhi në rrugën nga Salzburgu drejt Vjenës. Policia austriake fajësoi edhe drejtuesit e shumë mjeteve për vonesën në lehtësimin e trafikut, pasi të mërzitur nga pritja, shumë prej tyre kishin bllokuar edhe korsitë e emergjencës, duke penguar ndjeshëm zjarrfikësit.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...