Krijimi i një portreti të tillë merr goxha kohë Puna e artistit 32 vjeçar nga Los Angeles, Michael Papadakis, dallon nga krijimet tjera artistike të shumë artistëve, të cilët në vazhdimësi mundohen të jenë sa më kreativ.
Ajo që e bën të veçantë teknikën e punës së tij është se në vend të brushave e ngjyrave, portretet i krijon me ndihmë të rrezeve të diellit.
Papadakis, për një krijim të tillë shfrytëzon vetëm një llupë, me anë të së cilës i përqendron rrezet e diellit në materialin ku punon, në dru.
Ai këtë teknikë e mësoi gjatë një vizite në Azinë Qendrore, dhe sot, me punën e tij po mahnitë dashamirët e artit nga e gjithë bota.
Ai kishte shkuar atje që të vizitonte vende dhe njëkohësisht të krijonte art në ato vende që i linin përshtypje, por jo të barte me vete çantën me materialin e duhur për vepra të tilla, sepse sipas tij ishte lodhëse.
Kështu, duke qëndruar me orë të tëra në rrezet e diellit, rastësisht kuptoi teknikën e këtyre krijimeve.
y artist, në një deklaratë për media ka treguar se krijimi i një portreti të tillë merr kohë filluar nga disa orë e deri një javë.
Ai ka sqaruar se rrezet e diellit janë aq të fuqishme sa që portretin fillon ta punojë nga momenti kur ato fillojnë të dalin e deri në muzg.
Pra, e tëra që nevojitet është vetëm dita me diell dhe një llupë ka thënë Papadakis. Por veç këtyre, për të arritur efektin me një portret siç do ky artist, një gjë është shumë e rëndësishme, e kjo gjë sipas Papadakis është durimi./21Media
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec