Yoki Krusel nga Cambriddge i Anglisë, është arrestuar pas një eksplodimi që e ka shkaktuar në oborrin e tij, derisa po kryente një eksperiment për nxënësit.
Profesori i shkencave i ka përzier dy përbërës, para se ta shkaktonte eksplodimin ‘enorm’ që më pas e shpërndau përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e shkurtra, shihet tym që del prej një grilli, para se të ndodhë shpërthimi. Megjithatë, nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Pas pesë ditësh, policia e ka arrestuar Krusel nën akuzën për akt eksploziv, ndërsa e evakuuan zonën derisa kryen kontrolle për të vërtetuar nëse gjithçka është në rregull.
Gjatë qëndrimit në mbajtje, Krusel është alivanosur dhe u dërgua për kontroll në spital, por gjendja tij është përmirësuar. Atë e suspenduan nga detyrat shkollës së mesme ku jepte mësim, deri në një vendim tjetër.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...