Dy të burgosur ia mbathën nga një burg në kryeqytetin kolumbian, Bogotà, pasi dehën gardianin.
Ngjarja bëri mjaft bujë në Kolumbi, pasi u mor vesh se të burgosurit i thanë rojes tashmë të dehur se do të shkonin të blinin më shumë pije alkoolike, e ai me kënaqësi i hapi derën e burgut.
Sigurisht që dy të burgosurit nuk u kthyen më dhe policia ka nisur kërkimet për ta.
Dy të arratisurit u identifikuan si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, po ashtu ish-rebel dhe në pritje të gjyqit për vjedhje.
Autoritetet kolumbiane thanë se, pas mungesës në apel të të dy të burgosurve nisën hetimet dhe zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte asnjë shenjë thyerjeje, diçka që tregon se kishin një bashkëpunëtor në burg.
Gardiani që mbante era akool dukej një i dyshuar perfekt, sidomos pasi refuzoi testin për të verifikuar sa kishte pirë. Më pas, roja pranoi fajin, por kjo sidoqoftë nuk ndihmoi në kapjen e dy të arratisurve, që të paktën duhen vlerësuar për planin origjinal./tch/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...