Një ari i egër ka sulmuar 3 vetë duke i lënë të vdekur në vend, në Indi, në Chhattisgarh, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia me 100 plumba.
Ariu sulmoi fillimisht dy fshatarë shumë pranë pyllit të egër, të cilët kishin shkuar atje për të mbledhur perime, lule dhe shkurre.
“Nuk kemi asnjë opsion për të kontrolluar pyllin. Por policët tanë, menjëherë pas sulmit arritën ta gjurmojnë ariun dhe ta qëllojnë”, tha zëdhënësi i policisë, Rajesh Kukreja.
Një tjetër zyrtar tha se pas sulmit, ata janë munduar ta qetësojnë ariun por përpjekjet kanë qenë të kota.
“Ai vrau fillimisht dy vetë. Më pas u sul drejt banorëve të tjerë dhe stafit të pyllit. Vrau njërin prej tyre“, tha një zyrtar, Atul Srivastava.
Mahasamund është shtëpi e qindra arinjve të egër. Ata gjenden gjithashtu në Nepal, Sri Lanka dhe Bhutan.
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...