Tri vite më parë, kur Amanda Tromp gjeti qenin e racës Haski, kurrë nuk e kishte menduar se sa shumë do të kishte ndikim në jetën e saj një ditë ky qen i braktisur.
Amanda Tromp, një vajzë bujare, e mori qenin e ushqeu atë dhe e rriti, duke e mbajtur brenda në shtëpi.
Ajo e emëroi atë Kyro dhe kurrë nuk e mendoi se një ditë ky këlysh i vogël do t’ia shpëtonte jetën asaj, transmeton Gazeta Express.
Amanda kishte pasur një përvojë të keqe në një marrëdhënie abuzive nga e cila nuk shihte rrugëdalje. Kyro u bë shoku i saj më i mirë, pasi që të dy filluan aventura të pafundme së bashku.
Edhe pse e braktisi të dashurin e saj abuziv, Amanda filloi të gjej lumturinë në aventurat me Kyro-n. Kështu, në vend se të bënte vetëvrasje – gjë që e kishte menduar, qeni i saj e inspiroi atë për të vazhduar jetën larg të dashurit të saj abuziv.
Ajo gjeti lumturinë tek qeni i saj Kyro, të cilin e kishte shpëtuar më parë dhe i cili po ia kthente të mirën asaj duke e mbushur atë me lumturi dhe argëtim, përderisa kishin filluar aventura së bashku.
Ajo e shpëtoi atë kur ishte këlysh, dhe ai e shpëtoi atë kur ishte në kohën më të vështirë, kur mendonte vetëvrasjen. Ajo tani ka një blog ku i poston fotografitë e udhëtimeve me qenin e saj dhe ku jep mesazhe shprese për të gjitha ato femra që kanë qenë apo janë në një marrëdhënie të tillë.
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...