Deri në fundin e vitit 2015 pritet të bëjë ngritjen e parë aeroplani gjigant Airlander 10, i cili do të jetë edhe aeroplani më i madh në botë.
Ky projekt ishte në rrezik për shkak të kostos së lartë, dhe ishte lënë anash nga kompania HAV deri në momentin kur qeveria e Britanisë së Madhe ndihmoi atë me 5.1 milion dollarë.
Koncept i vjetër, mundësi të reja
Përderisa ky koncept ekziston qe gati një shekull, hezitimi për ta realizuar kishte ardhur pas tragjedisë së Hindenburd-ut në vitin 1937, kur aeroplani shpërtheu në zjarr përderisa po aterronte duke lënë të vdekur 36 persona, transmeton KosovaPress.
Është emëruar Airlander10 për arsye se mund të bartë 10 tonë. Sipas punëtorëve të HAV që janë marrë me projektin ai mund të udhëtojë më gjatë, mund të aterojë në vende të ndryshme, e padyshim mund të transportojë shumë më shumë njerëz se sa aeroplanët e tashëm.
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të m...
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...