Një person është arrestuar mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës për agresion seksual ndaj një lope.
Ngjarja ka ndodhur në një fermë në komunën La Chapelle-sur-Erdre (në veri të Nantës, me 20 mijë banorë) dhe protagonisti i çështjes së padëgjuar më parë është kapur në flagrancë nga një fermer, pak pas mesnatës, ndërsa ishte duke konsumuar një marrëdhënie me një lopë vetëm 3-muajshe.
Gazeta “West-France”, e cila ka raportuar episodin e pabesueshëm, ka treguar që para kësaj skene, fermeri ka njoftuar menjëherë policinë.
Pasi ka ndërhyrë pas disa minutash, policia ka arrestuar perversin e kafshëve, një 42-vjeçar, i cili do të gjykohet për abuzim seksual ndaj kafshëve dhe do të përgjigjet për akuzën para Gjykatës Penale të Nantës në 20 shkurtin e 2018-ës.
Lajmi bëri menjëherë xhiron në rrjetet sociale të të gjithë botës.
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...
“Mbreti egjiptian” i pandalshëm, shënon gol dhe asiston bren...
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...