Biondja 19-vjeçare Agnes Victoria Hedengard u është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë agjencive të modës të cilat thanë se ajo është shumë e shëndoshë për t’u bërë modele.
Agnes nga Arvika e Suedisë ka një indeks të masës trupore prej 17.5 dhe sipas ekspertëve të shëndetit ajo konsiderohet nënpeshë, por prapë nuk mjaftoi për tu bindur agjencitë e modës.
Ajo bëri një video të vetes së saj vetëm në të brendshme dhe u tha ndjekësve të saj në internet
“Nuk më merr askush në punë duke qenë se industritë e modës mendojnë se jam shumë e shëndoshë. Arsyeja pse e kam bërë këtë video është se një pjesë e madhe e agjencive të modës mendojnë se nuk duhet të dukeni kështu. Është absurde dhe unë e urrej.” – shprehet 19-vjeçarja në video./arbresh.info
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke