Google ADS

A e keni ditur se ky është kuptimi i fjalës “Klloshar”?

08:10 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Klloshar, një fjalë kjo që përdoret shumë në shoqërinë tonë për të “ofenduar” në njëfarë forme tjetrin, vjen nga gjuha frënge.

Por a e dini se cili është kuptimi i saj?

Sipas fjalorit elektronik urbandictionary.com, fjala “klloshar” që përdoret në shqip, në frëngjisht është “clochard”.

“Clochard” është një zhargon francez që përkthehet si “një person i pastrehë”, ose për ta vënë atë në kontekst të plotë, një “endacak” apo një “lypës”.

Kështu, herën tjetër kur ta quani dikë “klloshar” mendojeni dy herë para se ta bëni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme