21:49 | 29 Maj 2017
Arbresh.info
Sipas një studimi këto shprehje tregojnë shumë për shefin tuaj dhe padyshim janë gjërat më idiote që dikush mund të thotë, transmeton arbresh.info.
- “Mos e zgjat më” – kjo tregon që bosi nuk di t’i përgjigjet kërkesës suaj prandaj përdor autoritetin e tij/saj për të provuar ta kontrollojë situatën.
- “Mos të pëlqeftë ja dera” – është rasti më tipik kur injoranca e shefit kthehet në arrogancë dhe në vetëbesim të tepruar.
- “Të gjithë jeni të zëvendësueshëm” – kur shefi thotë këtë është zakonisht shenjë për ta mbyllur debatin sepse ai/ajo nuk dinë si të japin zgjidhje për problemin që kanë përpara.
- “Kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat” – është shprehje tipike e shefit mendjengushtë që ka frikë nga ndryshimet dhe frikësohet se nuk do të mund t’i përballonte idetë e sfidat e raja.
- “Është e gjitha merita ime” – psikologët insistojnë se individët që mundohen të marrin kredite të pamerituara zakonisht e bëjnë ngaqë e dinë që puna e tyre e ndershme kurrë nuk do të mund të arrijë të jetë njëshi.
- “Bosi lektor” – psikologët thonë që kur shefi e përmirëson dikë para të gjithë stafit do të tregojë rolin e tij dominues që sipas psikologëve është vetëm përpjekje për të kompensuar dhe për ta rritur vetëbesimin e tij.
/Arbresh.info/