22:46 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info
Nuk ka nevojë të shpenzoni shumë para që të dukeni “bukur” gjatë kësaj feste, shkruan arbresh.info.
Kemi listuar disa kostume që nuk do t’u marrin shumë kohë apo para që të hynë në shpirtin e festës së Halloween.
E gjitha çka do t’u duhet janë ca bluza dhe pak kreativitet.
- Nëse jetoni në Kosovë dhe nëse jeni rreth të tridhjetave vishni një bluzë me mbishkrimin “Single” dhe do t’i tmerroni të gjithë miqtë e familjarët sepse do t’ua bajnë gajlen që do të ngeleni të vetmuar përgjithmonë.
- Nëse jeni të rinj dhe sapo keni filluar një lidhje të re vishni një bluzë ku shkruhet “Commitments” dhe e keni të garantuar që do ta tmerroni partnerin e ri.
- Vishni prapë një bluzë por këtë herë prisni me gërshërë njërën prej mëngëve, e kur njerëzit do t’ju pyesin se si çka jeni veshur thoni jeni “Padrejtësia”, sepse nuk ka asgjë më të frikshme se padrejtësi apo jo?
- Vishni dy bluza, njërën të jeshile tjetrën të zezë. E kur t’ju pyesin se si kush dukeni tregoni që jeni përbindëshi “Hulk”, veç sigurohuni që ta zhvishni bluzën e zezë.
- Vishni një bluzë me mëngë të gjata dhe largojini duart nga mëngët. Sugurhuni që t’i lidhni nyje mëngët dhe u thoni njerëzve që jeni veshur si një thes patatesh, sepse të ka shumë gjasë që jeni trashaluq.
/arbresh.info/