1) Chuck Norris ishte kafshuar nga një kobra dhe pas pesë ditësh dhimbjesh torturuese… kobra ngordhi.
2) Ai që qesh i fundit, qesh më mirë. Ai që qesh me Chuck Norris, patjetër që qesh i fundit. (Në librin e tij, “Fact Book Chuck Norris”, Norris shtoi këtë fakt: “Tani që është qesharake edhe unë dua të qesh, siç bëjnë shumica e njerëzve..” Shumica e njerëzve janë ende të pasigurt në qoftë se kjo ishte shaka.)
3) Mënyra më e lehtë për të përcaktuar moshën e Chuck Norris-it është ta presim atë në gjysmë dhe t’i numërojmë unazat. (Norris komentoi: “Tre vjet më parë, në fund të një interviste Nightline, gazetari i ABC, Bill Weir më pyeti për moshën time dhe unë i thashë atij 66. Pastaj shtova me një buzëqeshje: Në fakt më mirë po them se jam 39, me 27 vite eksperiencë.”)
4) Chuck Norris ka paditur aktualisht televizionin NBC, duke pretenduar se seriali “Ligj” dhe “Rend” janë emërtimet e këmbës së tij të majtë dhe këmbës së djathtë.
5) Chuck Norris nuk e ngatërron kurrë një numër telefoni që do të thërrasë. Ju i jeni përgjigjur thirrjes së gabuar.
6) Chuck Norris e di sekretin e Victoria-s.
7) Nëse Chuck Norris do të ishte pjesë e filmit “300 Spartanët’, filmi do të titullohej “1 Spartan”.
8) Kur Chuck Norris mbushi 18, prindërit e tij lëvizën nga shtëpia.
9) Kur Chuck Norris noton në oqean, peshkaqenët futen në një kafaz çeliku.
10) 27) Chuck Norris nuk e respekton ligjin. Ligji e respekton atë.
11) Chuck Norris dikur ka shkelmuar një kalë nga qafa. Pasardhësit e tij sot janë të njohur si gjirafa.
12) Chuck Norris nuk thith ajër. Ai e mban peng ajrin.
13) Chuck Norris mund të fshijë “Recycle Bin” nga kompjuteri.
14) Chuck Norris ka qenë në Mars. Kjo është arsyeja pse në Mars nuk ka shenja jete.
15) Chuck Norris mund të vrasë dy gurë me një zog.
16) Kalendari i Chuck Norrisit shkon nga 31 marsi në 2 prill. Askush nuk e gënjen dot Chuck Norris në datën 1 prill.
17) Chuck Norris vesh syze dielli në mënyrë që sytë e tij mos të dëmtojnë diellin.
18) Chuck Norris nuk ka fituar ndonjëherë çmim si aktori më i mirë, sepse ai kurrë nuk ka aktruar.
19) Kur Chuck Norris bën stërvitje, veglat e stërvitjes bëhen me muskuj.
20) Chuck Norris nuk fle; ai pret.
21) Nëse ju keni pesë dollarë dhe Chuck Norris ka pesë dollarë, Chuck Norris ka më shumë para se ju.
22) Nuk ka teori të evolucionit. Ka vetëm një listë të krijesave të cilat Chuck Norris i ka lejuar të jetojë.
23) Chuck Norris nuk mban orë, ai vendos sa është ora.
24) Të gjithë fëmijët veshin rroba me Spiderman dhe Batman. Vetëm, Spiderman dhe Batman vishen me rroba të Chuck Norris./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...