Google ADS

16-vjeçarja çon babain në polici pasi i konfiskoi celularin

22:47 | 16 Janar 2019
Trina Galanxhi

 Adoleshentja 16-vjeçare nga Ohio e Shteteve të Bashkuara e ka thirrur policinë, pasi babai ia kishte konfiskuar telefonin, për shkak se ajo i kishte vënë fjalëkalim dhe nuk ia tregonte.

Njësiti që iu përgjigj ankesës, ka marrë pamjet kur tregon të atin me bijën e tij ankuese, e cila insistonte se është dëmtuar shumë prej veprimit të tij.

“Më ka marrë pronën private. Telefonin që kushton 800 dollarë, nuk ma ka blerë ai” ka thënë e nervozuar adoleshentja.

Anthony Robertson që është babai saj, është arsyetuar se ajo është shumë e re dhe ai duhet të kontrollojë se çfarë përcjellë ajo në telefon. “E kishte mbyllur dhe nuk mund të kontrolloja, andaj ia konfiskova” ka thënë shkurt Robertson.

Megjithëse situata është paksa e komplikuar dhe policët kishin edhe obligime tjera, morën anën e babait të saj, si një veprim i drejt disiplinor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme