Joe Newman, 107-vjeç, është banori më i vjetër i ndërtesës ku jeton ai në Sarasota, Florida.
“Natyrisht që kam dhimbje”, ka thënë Newman për “Today” të NBC-së. “Por unë vallëzojë më shpejtë se kushdo tjetër në këtë vend”, shtoi ai.
Ai, po ashtu, edhe vozit shpejt.
Ky i moshuar është bërë i famshëm në këtë vend me veturën e tij Mercedes 320 me ngjyrë qershie, të cilin e ka blerë nga mjeku i tij kur ishte 103-vjeç, transmeton Koha
“Kur e pash për herë të parë, zemra ime rrahu më shpejtë”, tha Newman.
Për argëtim, Newmani kënaqet duke u vozitur nëpër qytet me të fejuarën e tij, Anita Sampson, e cila muajin e ardhshëm do të bëhet 100 vjeçe.
“Jemi duke e shijuar çdo moment që e kemi së bashku”, tregoi 107-vjeçari. “E dimë se sa të vjetër jemi dhe jemi të lumtur për çdo ditë që e kalojmë së bashku”, shtoi ai.
Edhe pse patenta e shoferit e Newmanit do të skadojë deri më 2022-n, ai thotë se nuk bënë shumë kilometra me veturën e tij këto ditë. Kur del natën, shpesh në opera ose balet, ai dhe e fejuara e tij preferojnë të përdorin Uberin.
Newman, po ashtu, është i lumtur të pozojë kur është duke vozitur veturën e tij sportive. Ai e di se i bënë njerëzit të qeshin. Po ashtu, ai e di se kur do të ndërrojë jetë, do të mbahet mend në Logan Center, një organizatë që mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore në shtëpinë e tij të mëparshme në South Bend, Indiana.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...