Mundësia e vetme që të gjeni diçka rreth këtij njeriu është të lexoni atë çfarë gazetarët shkruajnë ose të lexoni raportet nga inteligjenca Jug Koreane.
Ne kemi gjetur disa fakte interesante rreth politikanit më të paparashikueshëm të historisë moderne. Ndoshta nuk është edhe aq i frikshëm ky njeri?
1. Data e tij e lindjes është e panjohur
Kim Jong-un u lind më 8 janar ose 6 korrik, 1982, ose 1983. Ose ndoshta 1984. Pse është kaq mister kjo? Thuhet se lideri dëshiron të duket më i vjetër dhe më i pjekur, kështu që viti zyrtar i lindjes është 1982. Por inteligjenca Jug Koreane thotë se Kim Jong-un ka lindur dy vite më vonë. Sidoqoftë, ai është një nga liderët më të rinj në botë.
2. Fëmijëria e tij është një mister
Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut. Këto u shfaqën si foto të liderit kur ai ishte i ri, por askush nuk e di nëse janë vërtetë të tijat.
3. Ai i zgjedh vajzat për një bend lokal të popit
Ka muzikë pop në Kore të Veriut, por nuk është e njëjtë me atë që ne e njohim. Për shembull, në vend të muzikantëve me flokë të gjata që zakonisht këngëtarët i kanë në bendet e tyre, bendet e Koresë së Veriut kanë orkestra ushtarake. Në spote, ata duhet të tregojnë mirë se si jetojnë njerëzit në Kore të Veriut. Një nga bendet më të famshme të vajzave në Kore të Veriut është “Moranbong”. Thuhet se vetë lideri i zgjodhi ato për bendin.
4. Ai ka disa tituj të ndryshëm
Natyrisht, “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. Si: “Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”. Përveç kësaj, ky njeri është i diplomuar në fizikë në Universitetin e Kim II-sung dhe në ekonomi në një universitet privat në Malajzi, transmeton lajmi.net.
5. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër
Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë. Është e vështirë të thuhet nëse ai ishte me të vërtetë lideri i Koresë së Veriut vetëm duke e shikuar në këtë foto. Por njerëzit që mësuan me të janë absolutisht të sigurt se ai ishte vetë Kim Jong-un. Ata e kujtojnë atë si njeri qesharak dhe se ishte më i interesuar në sport sesa në politikë. Dhe nuk ishte nxënës i mirë.
6. Ai e adhuron basketbollin dhe është shok me Dennis Rodman
Të njëjtit shokë të klasës thonë se në rininë e tij, Kim Jong-un e vizatonte yllin e basketbollit Michael Jordan. Dhe është e vërtetë se ai e adhuron basketbollin. Më 2013, ai madje u takua me Dennis Rodman dhe ia tregoi atij ishullin e tij privat. Pavarësisht dallimeve të mëdha mes këtyre dy njerëzve, ata u bënë shokë. Dennis thotë: “Ndoshta ai është psikopat, por nuk e kam vërejtur fare”.
7. Ai buzëqeshë dhe qeshë në çdo foto
Shikoni disa foto të politikanit që frikëson shumë shtete. Ky është ai në Kodrën Paektu.
Këtu po provon disa raketa taktike.
Këtu po mbjell pemë me studentë.
Mund të duket pak e çuditshme që lideri i një vendi kaq serioz të buzëqeshë kaq shumë, por kjo bëhet për një arsye. Kim Jong-un duhet t’ia demonstrojë popullit se ai është personifikimi i lumturisë.
8. Ai ka një stil flokësh “hipi”
Është qesharake, por stili i tij i flokëve nuk është i çuditshëm. Në fakt, ky është thjeshtë një stil flokësh ushtarak. Mund ta shihni një stil të tillë edhe te Brad Pitt në filmin Fury dhe miliona hipsterë nëpër botë. Madje, thuhet se ai nuk iu beson berberëve dhe i prenë flokët vetë.
9. Ai s’ka nevojë të shkojë në banjo
Të paktën, kjo është ajo çfarë njerëzit në Kore të Veriut besojnë. E njëjta mund të thuhet edhe për babin e tij, Kim Jong-il (mund të lexoni për të në biografinë e tij zyrtare).
10. Nëse Kim Jong-un do të humbte peshë, do të dukej kështu:
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...