Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Podujevën, për të parë nëse po respektohen masat anti-Covid derisa po votohet për të parin e komunës, raportonArbresh.info.
Zemaj ka shkuar në Podujevë për të mbikëqyrë nëse po respektohen masat anti-Covid të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ai gjatë ditës ka qenë edhe në Mitrovicën e Veriut.
Në këto dy komuna po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar masat të cilat duhet të respektohen gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje.
KQZ ka njoftuar se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, po ashtu duhet të mbahet distanca fizike prej 2 metrave, derisa qytetarët presin në radhë për të hyrë në vendvotim e po ashtu brenda vendvotimit.
Gjatë hyrjes duhet të dezinfektohen duart, ndërkaq pas dezinfektimit të duarve duhet të prezantohet dokumenti i identifikimit duhet të hiqet maska mbrojtëse për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit.
DnV: Zgjedhje të qeta por nuk ka respektim të kënaqshëm të masave anti-Covid
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024