Vuçiqi shpërndan foto me presidentët tjerë pa Vjosa Osmanin e Ilir Metën

14:40 | 17 Maj 2021
arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërndarë një fotografi me liderët e rajonit në samitin e Brdo-Brijuni.

Aty nuk duken presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Ilir Meta.

“Ne kemi mbështetur synimet dhe dëshirat e të tjerëve në Ballkanin Perëndimor për të hapur një datë për negociata dhe liberalizimin e vizave. Kishte shumë gjëra për të cilat nuk pajtoheshim, një nga çështjet që ishte thelbësore ishte çështja e ndryshimit të kufijve. Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektimit të mosndryshimit të kufijve të njohur nga Kombet e Bashkuara”, shkruan Vuçiqi.

Ai shkruan se do marrëdhënie të mira me të gjithë, por “nuk mendojmë se duhet t’i bëjmë lajka dikujt. Është e rëndësishme që ne të tregojmë respekt për njëri-tjetrin dhe që të bashkëpunojmë rajonalisht”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme