Google ADS

”Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”

12:17 | 26 Gusht 2021
arbresh.info

Me moton, “Kjo ministri i ka duart me gjak”, “Jeta e grave hajgare për gjykatat”, rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave kanë organizuar një marsh protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjet e grave.

Kjo protestë po mbahet pas vrasjes së fundit që u bë në Ferizaj, ku një grua 18 vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari për këtë vrasje se bashku më shokun e tij tashmë janë arrestuar, dhe gjenden në paraburgim.

Ky marsh protestues nga Ministria e Drejtësisë do të vazhdoj deri tek Ministria e Brendshme dhe do të përfundojë para Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit po bëjnë thirrje për drejtësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme