Vështrime shprehëse të kapura nga gazetarë

07:20 | 10 Qershor 2016
Arbresh.info

Fytyra e njeriut shpreh ndjenja që mund të përcillen vetëm nëse i sheh në imazhe ku fjalët janë të kota.

Gazetarët janë ndodhur disa herë në situata ku kanë mundur t’i përjetësojnë këto çaste në foto që kanë prekur miliona njerëz përgjatë historisë.

Këto janë vetëm disa prej këtyre fotove që kanë pushtuar mediat ndër vite, mes tyre dhe foto shqiptarësh nga Kosova./tch

Vështrimi i dëshpërimit. Nëna kosovare që u shfaq në kopertinën e revistës Times teksa ushqente fëmijën duke kaluar kufirin gjatë luftës.

Vështrimi i dhimbjes. Babai skllav në Kongo sheh dorën dhe këmbën e të bijës 5-vjeçare, të prera nga kolonizatorët belgë, si ndëshkim që nuk punoi sa duhet.

Vështrimi i hidhërimit. Ushtari kosovar, Xhafer Kadiri, pasi ka humbur dy shokë në luftë.

Vështrimi i urisë. Një grup të pastrehësh presin ushqimin në Nju Delhi të Indisë.

Vështrimi i urrejtjes së ushqyer. Ministri nazist mëson se fotografi që kishte trajtuar deri më atë çast me respekt, ishte në fakt hebre.

Vështrimi i habisë. Djali i lindur i shurdhër, dëgjoi për herë të parë nëpërmjet një aparati.

Vështrimi pa vështrim. Vajza që pa shpërthimin e bombës në Hiroshimë.

Vështrimi i pashpresë. I burgosuri amerikan që u lirua nga aleatët pasi mundën nazistët në Gjermani, në vitin 1945.

Vështrimi i urrejtjes së pakuptimtë. Gra amerikane shprehin urrejtjen ndaj një nga femrave të para zezake që guxuan të shkojnë në shkollat e tyre.

Vështrimi i çmendurisë. Një ushtar i Luftës së Parë Botërore sapo ka kaluar në krizë nervore dhe ka humbur kontrollin e vetes, pas bombardimeve.

Vështrimi i pranimit të vdekjes. Personi që u quajt `hebreu i fundit i Vinicës` fotografohet para ekzekutimit në Ukrainë në vitin 1941, pasi u vranë 28.000 në total.

Vështrimi i sinqeritetit. Ushtari amerikan në Vietnam që kishte shkruar në helmetë: `Lufta është ferr`.

Vështrimi i mirënjohjes. Djalin 12-vjeçar nga Brazili e shpëtoi nga dhuna e rrugës mësuesi i muzikës. Këtu po luan në funeralin e tij.

Vështrimi i patrembur. Një ushtar britanik i kapur rob, sheh në sy Hajnrik Himlerin, kreun nazist të SS.

Vështrimi hipnotizues. Vështrimi i një refugjateje afgane në vitin 1984 që pushtoi zemrat e njerëzve në të gjithë botën.

Vështrimi i gëzimit të pafajshëm. Një 6-vjeçar austriak merr një palë këpucë nga Kryqi i Kuq në vitin 1946, pas vështirësive të luftës botërore.

Vështrimi i agonisë. 13-vjeçarja kolumbiane mbeti nën rrënojat e një tërmeti për tri ditë deri sa vdiq.

Vështrimi i fundit të makthit. Treni me të burgosur hebrenj kuptojnë që janë çliruar dhe vrapojnë drejt forcave aleate.

Vështrimi i frikës. Francezë që qajnë dhe duartrokasin me frikë pushtuesit gjermanë teksa parakalojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme