Këngëtarja Vesa Luma, këto ditë është rikthyer për pushime nga Zelanda e Re në vendlindje.
Me këtë rast, ajo nuk ka hezituar të shfaq me ndjekësit e saj disa fotografi nga arkiva.
Më saktësisht, këngëtarja Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004.
Në kopertinë ndodheshin yjet e atëhershëm të spektaklit të talenteve “Ethet e së premtes”, që tashmë janë emra të njohur të tregut muzikor shqiptar.
“E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.
Për këtë të fundit, ajo ka publikuar edhe “pasaportën” që i ishte dedikuar në një prej faqeve të revistës, ku tregoheshin detaje rreth karakterit të tij.
Luizi e ka nisur karrierën në “Ethet e së premtes”, për të vazhduar më pas në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit 2005, ku u shpall fitues dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”.
Si Luizi, ashtu edhe Vesa, Rona dhe Teuta janë emra të njohur të muzikës shqiptare, që ndër vite janë vlerësuar me çmime të rëndësishme në festivale dhe kompeticione të muzikës.
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?