Është e tepërt që një subjekti politik t’i takojë edhe posti i Kryeministrit e edhe i Presidentit.
Kështu tha në një adresim para mediave nënkryetari i LDK-së Agim Veliu.
Ndonëse u pyet nëse do të ketë takim me Vetëvendosjen sot, Veliu tha se nuk ka të aranzhuar një takim të tillë, raporton portali arbresh.info.
“Ka hapësirë për tu takuar në jemi të gatshëm të takohemi dhe të bisedojmë. Kjo është një kërkesë e LDK-së në mendojmë se në pozicionin aktual Presidenti i takon LDK-së. Edhe Presidenti edhe Kryeministri nuk mund t’i takojë një subjekti”.
Veliu tutje tha se LDK për momentin nuk ka emër për postin e Presidentit.
Këto deklarata nënkryetari i LDK-së i bëri gjatë homazheve të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova më rastin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...