“Thuaju jo qeseve të plastikës”, Kurti: Kemi nevojë për vetëdijesim të shoqërisë

12:40 | 15 Prill 2021
arbresh.info

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga “Handikos” dhe “The Balkan Forum”, në kuadër të fushatës “Thuaju jo qeseve të plastikës”.

Aktiviteti simbolik zyrtarisht ka prezantuar strajcat e ripërdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara.

Më këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo iniciativë është shumë e mirë, duhet marrë shembull vendet e BE-së.

“Kjo iniciativë është shumë e mirë kemi nevojë për vetëdijesim të shoqërisë. Ajo që kemi nevojë tani është për një grup punues. Po ashtu duke marrë shembull edhe vendet evropiane të BE-së, do të bashkëpunojmë”, deklaroi Kurti gjatë vizitës që i bëri aktivitetit.

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi, tha se kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave.

“Në këtë fushatë u prezantuan strajcat e ripërdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara”, deklaroi Maliqi.

Handikos është vendosur në sheshin “Skënderbeu” për t’i shitur këto strajca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme