Google ADS

Tempujt më të bukur në botë

00:01 | 2 Prill 2017
Trina Galanxhi

Tempujt budistë janë kryesisht të përhapur në Azi.

Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. 6 ose 5 p.k. mes Nepalit e Indisë Veriore, transmeton portali arbresh.info.

Ja cilët janë tempujt më të bukur në botë

Tempulli i qiellit, Kinë

temp1

Tempulli Taoist në Pekin është ndërtuar mes viteve 1406 dhe 1420. Përdorej nga perandorët e dinastive Ming dhe Qing, të cilët luteshin për të korrura më të mira.

Angkor, Kamboxhia

temp2

Vendi i këtij monumenti më të madh fetar në botë përfshin 162.6 hektarë. Para se të transformohej në tempull budist në shek.12, Angor besohet se ka qenë një tempull hindu që i kushtohej Zotit Vishnu.

Tempulli Rambanan, Indonezi

temp3

Konsiderohet si një ndër tempujt më të mëdhenjë hindu në Azinë juglindore dhe tashmë është pjesë e UNESCO-s. Ajo i përkushtohet Zotit Brahma, Zotit Vishnu dhe Zotit Shiva. Tempulli është i famshëm për arkitekturën e saj. Besohet se është ndërtuar nga mbreti Rakai Pikatan.

Paro Taktsang, Butan

temp4

Tempulli budist, i quajtur ndryshe edhe Manastiri i Palphug Taktsand është ndërtuar mbi një shkëmb. Tempulli është ndërtuar në një shpellë në 1692 dhe i dedikohet Zotit budist Guru Padmasambhava, i cili besohet se ka medituar në këtë tempull për tre vite rresht.

Kotoku-in, Japoni

temp5

Tempulli budist në Kamakura është ndërtuar në shek.13. Në tempull gjendet një statujë e madhe bronzi e Budës, gati 13.35 metra.

 

Tempulli i grave Chi Lin, Hong Kong

temp6

Tempulli është themeluar në vitin 1934 nga murgeshat budiste. Konsiderohet si shtëpi për idhujt Sakyamuni Buda dhe për figurat tjera budiste. Tempulli dhe kopshti janë bërë në stilin Tang.

Borobudur, Indonezi

temp7

Borodubur në Java është tempulli më i madh budist në botë. Ai është i famshëm për arkitekturën e tij dhe ka 504 statuja të Budës. Tempulli është futur në UNESCO. Është vend pelegrinazhi dhe atraksion i madh turistik.

Gawdawpalin, Minmar

temp8

Tempulli budist është përfunduar në vitin 1227. Lloji i tempullit i takon stilit gu, të cilat përdoren për meditim, lutje dhe për rituale tjera budiste. Në vitin 1975 tempulli u dëmtua rëndë për shkak të një tërmeti.

Kinkaku-ji, Japoni

temp9

Tempulli zen budistë në Kioto daton nga viti 1397. Fillimisht ishte villë e një qeveritari, e cila më pas u ble nga Shogun Ashika Yoshimitsu dhe është tranformuar në tempull pas vdekjes së tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme