Skardu, një luginë me pamje mbresëlënëse të peisazheve me ujë të kaltër dhe male të larta, gjendet në një lartësi prej mbi 2.225 metra në rajonin verior Gilgit-Balistan. Bukuria e luginës shumëzohet edhe më tej nga uji i saj i freskët i burimit, frutat e shijshme, uji i kaltër i lumit Indus, vendet historike, liqenet dhe moti i këndshëm, të cilat së bashku tërheqin turistë nga e gjithë bota, përcjellë arbresh.info
Qyteti Skardu është pjesa kryesore urbane dhe qendra e rrethit Skardu, rajonit verior strategjik të Pakistanit, që kufizohet me Kinën, Afganistanin dhe Indinë.
Kjo luginë njihet si një qendër e madhe turistike dhe një portë hyrëse për katër maja me lartësi mbi 8 mijë metra, gjë që tërheq turistë, alpinistë dhe udhëtarë të ndryshëm nga jashtë.
Udhëtimet për në akullnajat Baltoro dhe kampi i pikënisjes së malit K2
Sipas Korporatës së Zhvillimit të Turizmit në Pakistan, pesë nga 14 majat më të lartë të pavarura në botë me mbi 8 mijë metra lartësi, shtrihen në malet Himalaje dhe Karakoram në veri të Pakistanit, përfshirë kampi K2, mali i dytë më i lartë në botë, si dhe Broad Peak (Maja e Gjerë), Gasherbrum dhe Nanga Parbat. Katër nga këto majat janë në Skardu, ndërsa Nanga Parbat është në rrethin Diamer të Himalajeve në Gilgit-Baltistan.
Lugina gjatë verës nga muaji prill deri në muajin tetor mbetet një qendër për alpinistët global, ndërsa dimri kalon me dëborë dhe ngrirje në këtë zonë.
Tërheqjet turistike gjatë verës përfshijnë liqenin Kachura, ujëvarën Mantokha, Shkretërirën e Ftohtë Sarfaranga, Fortesën Shigar dhe Shkëmbin e Budës në Skardu.
Lugina madhështore po ashtu ka akullnajat mbresëlënëse në Baltoro, Gyari dhe Gyong në rajonin Siachen.
Qyteti Skardu është i vendosur përgjatë bregut të lumit Indus, i rrethuar nga male pa gjelbërim dhe duna të rërës. Pranë qytetit, lumi është i gjerë dhe i qetë.
Ky qytet është rreth 25-30 orë vozitje nga kryeqytetit pakistanez Islamabad, ndërsa me transport ajror arrihet në më pak se një orë. Në varësi të motit, Pakistan International Airlines ofron fluturime ditore.
Pika historike turistike
Fortesa Shigar ndodhet rreth 44 kilometra nga Skardu në rrugën drejt malit të dytë më të lartë në botë K2.
Fortesa është ndërtuar në një shkëmb i cili ishte një pallat i rajës së Shigarit rreth 400 vjet më parë, i shndërruar tani në muze të kulturës Balti dhe shtëpi 20-dhomëshe për mysafirë që shërbejnë për turistët.
Vendpushimi Shangri-La është një tjetër pikë turistike në luginë, një vendpushim unik i vendosur në brigjet e një liqeni artificial me ujë të ndritshëm të kaltër.
Mirëpo, çmimet e hotelit dhe ushqimit janë shumë të lartë në Skardu gjatë sezonit turistik në verë.
“Hotelet dhe ushqimet janë shumë të shtrenjta, kemi paguar 15 mijë rupje (96 dollarë) natën për një dhomë të zakonshme”, tha Ëajahat Ali për AA, një turist nga qyteti Lahore.
Lugina gjatë dimrit shpesh është e shtruar me dëborë. Rrugët brenda dhe jashtë qytetit Skardu me gjasë bllokohen për disa ditë dhe udhëtimi ajror është e vetmja alternativë e mundshme për të arritur në pjesë të tjera të vendit.
Liqeni Satpara
Satpara, një liqen i bukur natyror shtrirë në një lartësi mbidetare prej 2.600 metrash dhe në një sipërfaqe prej 2.5 kilometrash, është një tjetër atraksion i kërkuar për turistët. Liqeni ndodhet rreth 9 kilometra në veri të qytetit Skardu.
Qeveria tani ka ndërtuar një digë të vogël, e cila shton bukurinë e liqenit.
Sipas Autoritetit të Zhvillimit të Ujërave dhe Energjisë në Pakistan, diga e liqenit Satpara prodhon 17.3 megavat furnizime hidroelektrike në qytetin lokal dhe ujit 15.536 hektarë tonë. Diga po ashtu është një burim kryesor i ujit të pijshëm për qytetin Skardu.
Turistët e huaj dhe vendas që vizitojnë liqenin shijojnë ujin e tij të ndritshëm të kaltër, ndërsa shumë turistë po ashtu e vizitojnë atë për peshkim pasi është një vend emocionues për peshkimin e troftës. Por, pa lejen paraprake nga autoritetet e digave nuk lejohet peshkimi.
Frutat, burimi kryesor i të ardhurave
Rajoni Gilgit-Baltistan është i njohur për frutat e tij të shijshëm, si ato të freskëta ashtu edhe ato të thatë. Sipas Këshillit të Bujqësisë në Pakistan, lugina prodhon fruta të ndryshëm përfshirë kajsia, molla, bajame, dardha, qershia dhe arra.
“Frutat janë burimi kryesor i të ardhurave për ne, sepse zona jonë prodhon sasi të mëdha të frutave të freskëta dhe të thata”, tha Mohammad Ayub për AA, një banor lokal i qytetit Skardu.
Por, shtoi Ayub, disa njerëz po ashtu fitojnë para të mira gjatë sezonin turistik veror.
Zona është paqësore dhe njerëzit lokalë njihen për mikpritjen e tyre.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes