Google ADS

Shumë zhurmë për asgjë| Dështon protesta para Ambasadës së Gjermanisë

15:04 | 11 Tetor 2021
V. S.

Ka dështuar protesta e thirrur përmes rrjeteve sociale lidhur me telashet për termine në Ambasadën e Gjermanisë.

Ishte thirrur për në ora 14:00 por asnjë nga ata persona që kishin pasur problem për të aplikuar për terminin në këtë ambasadë nuk ju përgjigjën thirrjes.

Tek ambasada në Prishtinë të vetmit që u panë gjatë të hënës ishin personat që dorëzonin vizat e tyre dhe gazetarët.

E në këtë vend për të monitoruar gjendjen na afër ishin dhe Policia e Kosovës, e pjesëtar të KFOR-it.

Ndryshe tash e një periudhë për të aplikuar për termin në këtë ambasadë është duke pasur probleme.

Numri i kosovarëve për të bërë një termin është i madh.

Pas lehtësimit të masave dhe uljes së rasteve më Covid-19, ambasada gjermane paralajmëroi se terminet për aplikim hapen çdo muaj, ku qytetaret do të duhej përmes një linku në internet të aplikojnë për termin brenda pak orëve. Por, qytetarë të shumtë ankohen se kanë telashe qysh në minutat e parë të hapjes së thirrjes.

Arsye sipas ambasadës ishte ngarkesa dhe numri i madh i të interesuarve.

E për shkak të terminëve të shumta dhe së fundi si pasojë e COVID-19, aplikimet e parashtruara në vitet 2017- 2018 dhe 2019  në këtë ambasadë kishin mbetur pa u shqyrtuar.

Përmes rregullores së re Qeveria Federale ka krijuar një akses të privilegjuar në tregun gjerman të punës edhe përtej vitit 2020 për shtetas nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës.

Krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: Brenda një viti kalendarik Agjencia Federale e Punës mund të lëshojë maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023.

Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete.

Udhëtimet hyrëse me qëllim punësimin sipas § 26 kreu 2 të Urdhëresës për Punësimin do të jenë të mundura vetëm pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimit të kushtëzuara nga pandemia në të gjithë BE-në. Një listë e re e datave të aplikimeve do të jetë e disponueshme vetëm pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve hyrëse për shkak të COVID-it. Caktimi i datës/orës së aplikimit, aplikimet për vizë dhe lëshimi i vizës do të ndërmerren më pas mbi bazën e kësaj liste të re. Sapo udhëtimet hyrëse të jenë sërish të mundura dhe lista e re e datave të aplikimeve të jetë online, do të merrni nga ambasada gjermane informacionin përkatës.

Në të ardhmen datat e aplikimit për vizë sipas § 26 kreu 2 të Urdhëresës së Punësimit do të jepen veçmas për çdo muaj. Nëse kërkoni të aplikoni për vizë atëherë duhet të regjistroni kërkesën tuaj për datë aplikimi në një listë në faqen e internetit të Ambasadës, e cila do të publikohet çdo muaj nga e para. Se cila do të jetë procedura në hollësi, kjo mbetet të sqarohet në momentin e duhur.

Vendimi për këtë çështje ka hyr në fuqi nga 1  janari 2021 në Gjermani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme